Lojtari i Barcelonës vjen me një deklaratë befasuese për skuadrën e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lojtari i Barcelonës vjen me një deklaratë befasuese për skuadrën e tij

23:18 | 27 Maj 2019

Një deklaratë interesante ka ardhur nga lojtari i Barcelonës.

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba, ka befasuar me fjalët e tij së fundmi.

Spanjolli ka thënë se ky sezon ishte prej më të mirëve në karrierën e tij, përjashtuar dy ndeshje.

Skuadra po kalon në një kohë të vështirë, pas humbjeve ndaj Liverpool dhe Valencias, por Alba akoma e vlerëson si të suksesshëm sezonin.

“Është një kohë mjaft e vështirë për mua dhe të gjithë. Tani duhet të rikuperohemi fizikisht dhe mentalisht” ka thënë Alba, transmeton lajmi.

“Unë do të doja ta përfundoja sezonin në një mënyrë tjetër, duke fituar titujt. Ne jemi mësuar të fitojmë, por historia tregon se nuk është e lehtë” ka thënë tutje ai.

“Në nivel personal, është sezoni më i mirë që kam pasur në karrierën time, përjashtuar dy ndeshje” ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi spanjoll.

Jordi Alba ka pasur një sezon mjaft të mirë, duke u përshtatur në mënyrë fenomenale me Lionel Messin.

Komento: