Gjiganti anglez ia ka vënë syrin lojtari të Bayernit.
Mbrojtësi i majtë austriak pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere dhe mund t’i bashkohet Pep Guardiolës në Manchester City
David Alaba ka përfunduar në radarin e Manchester Cityt.
Për këtë siguron mediumi britanik “Sky Sports”.
Mbrojtësi i majtë austriak pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere pasi nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Ai ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2021, por pritet të lëvizë qysh këtë verë.
Trajneri Pep Guardiola e pëlqen futbollistin, të cilin dëshiron ta ketë në dispozicion në “Etihad Stadium”.
Gjithashtu, interesim për 28 vjeçarin kanë shfaqur edhe klubet spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid.