Lojtari i bie pishman, nuk largohet nga Milani

20:59 | 02 Maj 2022

Alessio Romagnoli, mund të qëndrojë në AC Milan sepse bisedimet me Lazion nuk kanë ecur siç pritej.

Romagnoli mund të mbetet në AC Milan në fund të fundit. Sipas gazetarit të Sky Sport, Gianluca Di Marzio, ndryshe nga raportet fillestare, Lazio i ka ofruar Romagnolit një pagë më të ulët se ajo që i ofron AC Milan.
Në këto kushte, kapiteni i kuqezinjve mund të bëjë një kthesë mahnitëse dhe të qëndrojë në San Siro, përcjell ORAinfo.

AC Milan i ka ofruar Romagnolit një kontratë afatgjatë prej rreth 3 milionë euro në sezon. Kjo është praktikisht gjysma e asaj që qendërmbrojtësi 27-vjeçar po fiton aktualisht. Në fakt, Romagnoli është lojtari i dytë më i paguar i Milanit pas Zlatan Ibrahimovic me 6 milionë euro në vit, përfshirë bonuset.

Alessio u shpërblye shumë në zgjatjen e kontratës së tij në vitin 2018 pak para se klubi të kalonte nga duart e Yonghong Li te Elliott Management. Mes pasigurisë së lartë të asaj periudhe, kapiteni i AC Milan i qëndroi besnik klubit duke refuzuar interesin e Chelseat të Antonio Contes.

Alessio Romagnoli humbi statusin e titullarit të rregullt pas ardhjes së Fikayo Tomorit. Mbrojtësi anglez krijoi një partneritet solid rock me Simon Kjaer dhe më pas me Pierre Kalulu./ORAinfo/

Komento: