Lojtari i Izraelit e krahason fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

09:30 | 13 Nëntor 2023

Kosova e ka mposhtur Izraelin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me rezultat minimal, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’

.

Lojtari më i njohur i Izraelit, Eran Zahavi e ka krahasuar fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” me stallë derrash.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdso gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë. Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, ka thënë Zahavi pas ndeshjes.

Kujtojmë qe Kosova ka fituar ndeshjen kundër Izraelit me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi Milot Rashica.

Komento: