Lojtari i Juventus shërohet nga koronavirusi

21:38 | 26 Janar 2021

Juventus njofton se lojtari i tyre është shëruar nga COVID-19.

Juventusi përmes një komunikate zyrtare të postuar në uebsjatin e tyre kanë njoftuar se lojtari Alex Sandro është shëruar nga COVID-19.

Sandro ishte infektuar me virusin më 4 janar të këtij viti dhe ka humbur gjashtë ndeshje me klubin.

“Alex Sandro ka bërë dy teste dhe ka rezultuar negativ. Ai nuk duhet të izolohet më dhe do të bashkohet me klubin në seancën stërvitore, e cila mbahet nesër”, njoftuan në komunikatë Biankonerët.

Ndeshja e ardhshme e Juventusit do të jetë nesër ndaj SPAL në kuadër të Kupës së Italisë.

Komento: