Torino njofton se lojtari i tyre rezulton pozitiv me coronavirus.
Torino ka njoftuar se është duke i kompletuar testet për coronavirus, mirëpo një lojtar ka rezultuar pozitiv dhe është detyruar të vetëizolohet.
Klubet nga Serie A në këtë javë janë lejuar të rikthehen në stërvitje, mirëpo duke mbajtur distancën të vazhdueshme sociale.
Para se të hapen portat për të rikthyer futbollin, të gjithë lojtarët që luajnë në ligën italiane do të teston për pandeminë botërore.
Gjatë analizave të bëra, rezultati i një lojtari të Torinos ka dalë të jetë pozitiv.
Klubi ende nuk e ka dhënë emrin e lojtarit, por ka konfirmuar se ai tashmë ka rezultuar pozitiv dhe është vetëkarantinuar.
Ai do të vëzhgohet në vazhdimësi, ndërsa në ditët në vazhdim mbetet të shihet mos është edhe ndonjë lojtar i infektuar.