Lojtari i Liverpoolit mori një super-lajm sot

14:30 | 12 Maj 2019

Një lajm shumë i mirë ka ardhur sot për lojtarin e Liverpoolit.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është shpallur Lojtari i Sezonit 2018/19 në Premierligë.

Van Dijk i mposhti bashkëlojtarët Sadio Mane dhe Mohamed Salah, treshen e Manchester City Sergio Aguero, Bernardo Silva dhe Raheem Sterling dhe Eden Hazardin e Chelsean në garë për këtë çmim.

Fituesi u vendos nga një kombinim votash nga tifozët përmes uebsajtit të EA SPORTS, kapitenëve të 20 klubeve të Premierligës dhe të një paneli ekspertësh të futbollit.

Qendërmbrojtësi holandez ka thënë se ndihet krenar për këtë çmim.

“Është nder i madh për mua dhe ndihem krenar”, tha Va Dijk.

Përfaqësuesi i Holandës ka munguar vetëm në 35 minuta në 37 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, duke i ndihmuar skuadrës ta ruajë portën e paprekur në 20 ndeshje, si dhe duke i shënuar katër gola.

Muajin e kaluar, ai e fitoi çmimin Lojtari i Vitit i ndarë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Komento: