
AC Milan do të bëjë një ofertë zyrtare për Charles De Ketelaere. Belgu është prioriteti kryesor për rolin e mesfushorit sulmues.
Sezoni i kaluar dëshmoi se vetëm Brahim Diaz nuk mjafton në rolin e mesfushorit sulmues. Spanjolli u zbeh shpejt pas një fillimi të shkëlqyer.
Kjo është arsyeja pse AC Milan ka vendosur të blejë një lojtar të ri në atë pozicion këtë verë dhe i ka dhënë përparësi yllit në zhvillim belg Charles De Ketelaere, përcjell ORAinfo.
Gazetari Nicolo Schira raporton se De Ketelaere është objektivi numër një i AC Milan për rolin e mesfushorit sulmues. Kuqezinjtë kanë pasur kontakte pozitive me agjentin e tij Tom De Mul. Palët kanë diskutuar për një kontratë pesëvjeçare me 21-vjeçarin që thuhet se i ka thënë po ofertës së Milanit.

Charles është në fakt objektivi i vetëm që Paolo Maldini po shqyrton aktualisht. Maldini dhe Massara janë plotësisht të përqendruar për të gjetur një marrëveshje me Club Brugge. Kontrata e De Ketelaere skadon në dy vjet, kështu që Brugge është e hapur ta shesë atë këtë verë, por vetëm për shifrat e duhura. Deri më tani, Brugge ka kërkuar të paktën 40 milionë euro për të ndarë rrugët me De Charles Ketelaere.
AC Milan do të preferonte të mos shpenzonte mbi 30 milionë për këtë transferim. Menaxhmenti është në negociata me Brugge duke u përpjekur të ulë çmimin e tyre të kërkuar. Rossonerët pritet të bëjnë një ofertë zyrtare shumë shpejt sipas Schira. Interesi për mesfushorin e talentuar sulmues është i lartë, ndaj Milani po përpiqet të parashikojë konkurrencën e klubeve të tjera të rëndësishme./ORAinfo/