Lojtari i njohur i skuadrës së Manchester Cityt është në dyshim për ndeshjen ndaj Arsenalit.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është në dyshim për ndeshjen ndaj Arsenalit, pasi pësoi një lëndim ndaj Aston Villas.
Trajneri Pep Guardiola, tha pas fitores ndaj Villas, se e nxori para kohës norvegjezin, pasi nuk donte ta rrezikonte, teksa shtoi se nëse nuk është i gatshëm, do të luajë dikush tjetër.
“Haaland pati një goditje të madhe, ai ishte i parehatshëm. Në 3-0 nuk duam të rrezikojmë. Do të shohim dhe vlerësojmë në ditët në vijim”.
“Nëse ai nuk është gati, ne luajmë një tjetër. Shpresojmë që ai të jetë gati, por do të shohim”.
City tani është vetëm tre pikë prapa Arsenalit në tabelën e Premierligës, megjithëse ka luajtur një ndeshje më shumë, dhe do të kalojë mbi Topçinjtë në diferencën e golave nëse ata janë në gjendje të marrin një tjetër fitore në veri të Londrës.