Lojtari i Manchester United ia bën me ‘sy’ Milanit: Maldini është idhulli im

09:08 | 02 Gusht 2019

Mbrojtësi i Manchester United, Matteo Darmian foli në faqen zyrtare të klubit në një intervistë sot, në të cilën ai zbuloi legjendën e Italisë që ai duket si idhull i tij.

“Jam rritur në Milano, kam qenë pjesë e Milan për gati dhjetë vjet, jam rritur atje si futbollist dhe si njeri, jam krenar për këtë. Kur isha atje, Milani ishte një nga skuadrat më të forta në botë, kishte shumë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe mbi të gjitha mbrojtës të shkëlqyeshëm, idhulli im ishte gjithmonë Maldini”, ka thënë Darmian, përcjell ORAinfo.

Milan kohën e fundit ka shpreh interesim për transferimin e mbrojtësit të Manchester United dhe kquezinjtë ende shpresojnë në një transferim të tillë.

Ky mund të jetë një sinjal shtesë së Darmian pëlqen Milanin. /ORAinfo/

Komento: