Një lajm të rëndë kanë marrë tifozët e Manchester Unitedit.
Mbrojtësi i Manchester United, Max Taylor është diagnostifikuar me kancer.
Taylor, i cili nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në Old Trafford vitin e kaluar e ka pritur me qetësi lajmin dhe është i gatshëm të futet në fazën e fizioterapisë.
“Unë do të doja të falënderoj të gjithë në klub që më ka ndihmuar që nga dita e parë”, tha Taylor, pas pranimit të lajmit.
Mësohet se shpenzimet shëndetësore të futbollistit do t’i paguaj vetë skuadra angleze.
Taylor konsiderohet te United si një nga talentët më perspektivë.