Lucas Paqueta i bashkohet Lyonit.
Mesfushori brazilian Lucas Paqueta është transferuar te Lyoni nga Milani. Ai me Lyonin ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ndërsa transferimi i tij i ka kushtuar klubit francez 20 milionë euro.
Paqueta 23-vjeçar ka luajtur 44 ndeshje me Milanin në të gjitha garat që nga transferimi nga Flamengo në vitin 2019.
“Është transferim shumë i rëndësishëm. Isha i vendosur të dëshmoja se mund të bëjmë transferime të mëdha dhe të jem konstruktiv në ndërtim në të ardhmen e klubit. Lucasi ka pasur një karrierë impresive, ka qenë reprezentues i Brazilit në moshë të hershme. Është lojtar shumë teknik dhe që jep maksimumin për klubin”, ka deklaruar presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas për faqen zyrtare të klubit.