
Ish-i riu i Milanit, Nikolaos Michelis, ka nënshkruar një kontratë me skuadrën spanjolle të nivelit të dytë, CB Mirandes. Këtë e konfirmoi ky i fundit më herët gjatë ditës së sotme, duke deklaruar se është një transferim i lirë.
Michelis iu bashkua Milanit nga skuadra greke Asteras Tripoli në vitin 2019 dhe bëri 49 paraqitje për skuadrën Primavera, përcjell ORAinfo.
Këtë para-sezon, qendërmbrojtësi gjithashtu u paraqit në disa nga miqësoret e kuqezinjve, përfshirë atë kundër Kölnit.

Sipas njoftimit zyrtar të Mirandes, 21-vjeçari i bashkohet atyre në një transferim të lirë pasi Milani ka rënë dakord ta lërë të largohet. Pas huazimit mjaft zhgënjyes në Ëillem II sezonin e kaluar, ndaj kuqezinjtë morën vendimin e tyre.
“Michelis arrin i lirë pas kohës së tij në AC Milan dhe nënshkruan deri në qershor 2025 me klubin”, thuhet në deklaratë. /ORAinfo/