Mesfushori i Napolit, Diego Demme e ka njoftuar ish-shefin e tij Ralf Rangnick se do të transferohet në Milan, nësë gjermani merr drejtimin e rosonerëve.
Muajin e kaluar është raportuar që Rangnick me të vërtetë do të pajtohet me një rol si menaxher – kjo është përgjegjësia e dyfishtë e trajnerit dhe njeriut përgjegjës për tregun e transferimeve.
Pastaj, Sky Italia konfirmoi sot se Rangnick tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Milanin dhe drejtori Ivan Gazidis ka informuar Maldinin për ardhjen e gjermanit, përcjell ORAinfo.
Çfarë do të thotë për të ardhmen e figurave të tjera kyçe në klub si drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara mbetet për tu parë, por ajo që duket e sigurt është që Milani janë të gatshëm të nisë në një epokë tjetër të re.
Diego Demme – i cili u bashkua me Napolin nga RB Leipzig në afatine janarit foli për ardhjen e mundshme të ish-trajnerit të tij në Mialn.
“Ai mund të sjellë shumë ndryshime. Ai është një perfeksionist”, tha Demme.
Ai gjithmonë përpiqet të nxjerrë më të mirën nga lojtarët.
Ai është i bindur që nëse mund të përsosni çdo pjesë të jetës tuaj të përditshme, rezultati më i mirë do të dalë gjithashtu.
Në Leipzig ai ka arritur rezultate të shkëlqyera dhe mund të bëjë të njëjtën gjë për Milanin. /ORAinfo/