Një lojtar i Napolit testohet pozitiv me Covid-19.
Napoli ka lajmëruar se në testet e sotme për COVID-19 të gjithë kanë dalë negativ me përjashtim të Stanislav Lobotkas, të cilit nuk i është bërë testi dhe një lojtar i grupmoshave të reja ka rezultuar pozitiv
Skuadra është venë në një vetizolim të rreptë pasi që Piotr Zielinski dhe Elijif Elmas u testuan pozitiv javën e kaluar.
Deri me tani virusi nuk është përhapur shumë në këtë skuadër pavarësisht se të dy lojtarët pozitiv kanë pasur kontakte.
Në një deklaratë nga klubi këtë mbrëmje theksohet se të gjitha testet e bëra në mëngjes kanë rezultuar negative.
Këtu përjashtohet Lobotka, testi i të cilit ende nuk është procesuar dhe një test pozitiv që është bërë për një lojtarë të pa emëruar por që i takon skuadrës së Primaveras se Napolit.