Lojtari i njohur e mposht koronavirusin

21:05 | 28 July 2020

Lojtari shumë i njohur tashmë e ka mposhtuar koronavirusin.

Te Partizani tashmë nuk ka më asnjë lojtar të prekur me Covid-19.

Edhe Erald Çinari e ka hedhur pas krahëve koronavirusin.

Testi i dytë të cilit i është nënshtruar sulmuesi shkodran ka rezultuar negativ, dhe tani Çinari është plotësisht i shëruar nga Covid-19.

“FK Partizani njofton se lojtari Erald Çinari, ka kaluar me sukses testin e tamponit pasi ka rezultuar negativ. Sulmuesi 23 vjeçar i është nënshtruar testit të radhës dhe ka marrë përgjigjen, duke dalë negativ”, shkruan klubi i Partizanit në faqen zyrtare.

Më herët te Partizani janë shëruar nga koronavirusi, Dejan Boldor, Besnik Ferhati, Esat Mala dhe Kristi Kote.

Komento: