
Lojtarët e Napolit nderuan legjendën e klubit, Diego Armando Maradona të enjten, duke zbritur në fushë me fanellën e tij, para sfidës ndaj Rijeka, e vlefshme për Ligën e Evropës.
Napoli e fitoi këtë takim me rezultat 2:0.
Gjëja më kurioze e kësaj ndeshje është goli i parë i shënuar, që është edhe goli i parë në ‘San Paolo’, pas vdekjes së Maradonës.
Bëhet fjalë për Armando Anastasio, lojtari i Rijeka, që shënoi në portën e tij. Interesante është se emri i tij lidhet me legjendën Diego Armando Maradona.
Futbollisti i skuadrës kroate, ka lindur 24 vite më parë në qytetin e Napolit, vend që adhuron jashtëzakonisht shumë Maradonën.
Madje thuhet se emri i tij Armando, ka të bëjë me legjendën argjentinase, i cili ka një vend të veçantë në zemrat e familjes së tij, për sukseset e arritura te Napolit.