Lojtari i Real Madridit që u bë “kurban” për tifozët madrilenë, po kërkojnë largimin e tij pas ‘El Clasico’-s

11:33 | 27 October 2024

Tifozët e Real Madridit kanë filluar me ‘sulme’ në drejtim të lojtarëve të tyre pas turpërimit që iu shkaktoi Barcelona në ‘Santiago Bernabeu’.

Barcelona arriti një fitore me rezultat tejet të thellë 4-0 ndaj Real Madridit në ‘El Clasico’ duke u shkëputur tashmë në gjashtë pikë në krye të tabelës.

Përkundër faktit që patën në formacion emra si Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Raphinha, kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’i bërë ballë ekipit të Hansi Flick.

Dy gola nga Lewandowski dhe nga një tjetër të shënuar nga Yamal dhe Raphinha ishin të mjaftueshëm për t’i dhuruar një natë të keqe tifozëve të Realit.

Pas ndeshjes ata kanë kritikuar në veçanti mbrojtësin Ferland Mendy, ku shumë nga ta kërkuan shitjen e tij.

Një tifoz tha: “Ferland Mendy nuk është një lojtar i nivelit të Madridit, ai bën panik në çdo top”.

Një tifoz i dytë tha: “Ferland Mendy, koka ime po sillet nga zemërimi, ju jeni lojtari më i dobët që kemi pasur ndonjëherë”.

Një i tretë shtoi: “Ferland Mendy dhe Lucas Vazquez patën një mbrëmje të tmerrshme. Mbrojtja jonë nuk arriti t’i rezistojë shpejtësisë dhe lëvizjeve të Yamal, Raphinha dhe Lewandowski në sulm.

Komento: