Lojtari i Real Madridit tek Manchester Cityt?

18:33 | 26 Shkurt 2020

Silva ka treguar se cilin lojtar të Real Madrid do ta donte te Man City.

Sergio Ramos është lojtari që David Silva do ta dëshironte Manchester City.

Ylli spanjoll është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes Real Madrid – Manchester City, e cila luhet sonte në ‘Santiago Bernabeu’.

Silva mori një pyetje interesante në këtë konferencë, duke u pyetur se cilin lojtar të Real Madrid do ta transferonte te Manchester City.

“Unë kam shumë kolegë nga ekipi kombëtar që kemi gëzuar së bashku shumë suksese”, ka deklaruar Silva, përcjell lajmi.net.

“Në këtë çështje, do të ishte Sergio Ramos, sepse e njoh atë që një kohë të gjatë”.

Komento: