Sergino Dest ka arritur në Itali.
Mbrojtësi amerikan ka shkuar menjëherë në klinikë për të filluar testet e tij mjekësore përpara përfundimit të transferimit të tij nga FC Barcelona në AC Milan, përcjell ORAinfo.
Lajmet shpërthyen mbrëmë duke pretenduar se Milani kishte rënë dakord për një marrëveshje me Barçën për të nënshkruar me Destin.
Kanë qenë drejtuesit e Milanit që lëviznin shpejt për të siguruar një mbulim për rolin e mbrojtësit të djathtë pas lëndimit të Alessandro Florenzi në ndeshjen kundër Sassuolos që duhet ta mbajë atë jashtë për të paktën tetë javë.
Reprezentuesi amerikan zbarkoi në Itali mëngjesin e sotëm dhe tani ka filluar testët mjekësore para se të zyrtarizohet të Milan. /ORAinfo/
Pamje: