Lojtari më i mirë i Kupës Afrikane arrin në Milano për të nënshkruar kontratën

13:40 | 23 Korrik 2019

Pas përfundimit të transferimeve të Rade Krunic dhe Theo Hernandez, Ismael Bennacer është lojtari i ardhshëm në listën e përforcimeve për ekipin e Marco Giampaolo.

Algjeriani dhe lojtari më i mirë i Kupës Afrikane të Kombeve iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dje në klinikën La Madonnina në Milano dhe disa minuta më parë arriti në Casa Milan për të nënshkruar kontratën me Milan.

21-vjeçari nga Emopli do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me rossonerët me vlerë rreth 1.5 milionë euro për sezonin.

Më poshtw mund ta shihni videon e arritjes sw lojtarit nw Milano. /ORAinfo/

Komento: