Lojtari me i mirë i Kupës Afrikane transferohet të Milan

12:04 | 21 Korrik 2019

Milan pritet që shumë shpejt ta zyrtarizoj transferin me të ri.

Ismael Bennacer do të kompletojë lëvizjen e tij nga Empoli tek Milan në ditët e ardhshme.

Ylli algjerian u shpall lojtari me i mirë i turneut në Kupën e Kombeve Afrikane, ku kombëtarja e tij, Algjeria u shpall kampione e këtij kompeticioni.

Drejtori sportiv i Empolit, Pietro Accardi foli Gazzetta dello Sport për lojtarin dhe kontributin e tij të mundshëm në San Siro.

“Ismaeli është një luftëtar, tifozët e Milanit do ta duan, kemi skautues të mirë në Europë dhe kur gjejmë profilin e duhur, ne përpiqemi të mos i lëmë ata të ikin”, ka thënë Accardi.

Ai ka konfirmuar interesimin e Milanit, duke thënë se bisedimet kanë avancuar për transferimin e lojtarit dhe zyrtarizimi i tij në ‘San Siro’ është çështje ditësh. /ORAinfo/

Komento: