Lojtari më në form i Milanit e dëshiron largimin nga San Siro

13:06 | 24 July 2020

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Milan pasi dëshiron të kthehet në Gjermani.

Calhanoglu ka qenë në formë fantastike që nga rifillimi i Serisë A dhe kontribuoi me dy asistime gjatë fitores 2-1 të së martës ndaj Sassuolo, por ka dyshime të ngritura mbi të ardhmen e tij për shkak të faktit që kontrata e tij skadon në 2021.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Calhanoglu është bërë një nga drejtuesit e Milanit nga ardhja e trajnerit, Pioli, por rinovimi i tij është larg nga një formalitet siç u sugjerua më parë, përcjell ORAinfo.

Lojtari nuk dëshiron të rinovojë marrëveshjen e tij, pasi duket se dëshiron të shkojë në shtëpi në Gjermani, ku lindi dhe u rrit.

RB Leipzig dhe Hertha Berlin do të ishin të gatshëm ta mirëpresin atë me krahë të hapur, dhe interesant është sugjeruar që në të kaluarën që Ralf Rangnick dëshiron ta nënshkruajë për Leipzig. /ORAinfo/

Komento: