Lojtari nga kampionati holandez i thotë ‘PO’ Milanit

11:38 | 11 Korrik 2019

Milanit thuhet se i është ofruar shansi për të nënshkruar me mesfushorin e PSV, Gaston Pereiro.

Sipas Gazzetta dello Sport, Pereiro është gati të largohet nga PSV dhe vlerësimi i tij prej 15 milionëë euro është ‘brenda portës së Milanit’.

24-vjeçari ka arritur shifra të dyfishta në gola në secilin nga katër sezonet e tij me anën holandeze.
Ai është gjithashtu në gjendje të luajë në të dy krahët dhe ka një tatuazh të ish yllit të Interit, Alvaro Recoba në krahun e tij të djathtë.

Megjithatë, gazeta thekson se ai nuk është një prioritet për shefat e Milanit Paolo Maldini, Zvonimir Boban dhe Ricky Massara.

Kjo është për shkak se Rossonerët po përqendrojnë vëmendjen e tyre në lojën e Jordan Veretout dhe Ismael Bennacer. /ORAinfo/

Komento: