Lojtari nga Kosova shënon gol të bukur për Bayern Munich II

09:51 | 02 July 2020

Talenti nga Kosova, Leon Dajaku, ka qenë sërish protagonist tek të rinjtë e Bayern Munich.

Skuadra e dytë e Bayern Munich, është rrugës së mirë për t’u inkuadruar në Bundesliga 2, pasi kryeson në nivelin e tretë gjerman.

Në ndeshjen e xhiros së parafundit, Bayern Munich II mori një barazim 2:2 në minutat e fundit ndaj Duisburg.

Ishte Leon Dajaku, që shënoi një super gol, për të evituar humbjen e Bayern Munich, gjë që u shërbeu edhe për të ruajtur vendin e parë në Bundesliga 3.

Sulmuesi nga Kosova shënoi në minutën e 93′ të takimit.

Ky ishte goli i katërt sezonal për Dajakun.

Komento: