Lojtari që mposhti Juventusin ka treguar se si ishte ndjenja ta shohësh Ronaldon të zemëruar.
Mesfushori i Hellas Veronës, Miguel Veloso, ka thënë se ishte ndjenjë shumë e bukur ta shihte skuadrën e tij të fitojë kundër Juventusit këtë sezon sepse e kishte zemëruar Cristiano Ronaldon.
33-vjeçari kishte qenë kapiten i skuadrës që e mposhti Juventusin me rezultat 2:1 në ndeshjen që u zhvillua në shkurt të këtij viti, duke u bërë ndër skuadrat e vetme që arriti t’i marrë pikë Juventusit në Serie A.
Përderisa bardhezinjtë kishin qenë ata që kishin kaluar në epërsi të parët falë një goli të shënuar nga portugezi Crstiano Ronaldo, Hellas Verona e kishte përmbysur rezultatin kundër skuadrës së Maurizio Sarrit falë golave të shënuara nga Fabio Borini dhe Giampaolo Pazzini.
Veloso thekson se ajo fitore është njëra ndër momentet më të bukura të sezonit deri më tani sepse ai arriti ta zemërojë bashkëlojtarin e tij në ekipin kombëtar të Portugalisë.
“Kënaqësia e të fituarit kundër Cristiano Ronaldos? E bukur sepse unë e njoh atë dhe e di se atij s’i pëlqen aspak të humbasë”, ka thënë Veloso, në një përgjigje ndaj tifozëve në llogarinë e tij në Instagram.
“Ta shoh atë të zemëruar ishte një gjë mjaft e këndshme, edhe pse ne folëm pas ndeshjes”.