Lojtari shumë i njohur shqiptar infektohet me koronavirus

18:39 | 10 Nëntor 2020

Lojtari shumë i njohur shqiptar është infektuar me virusin e njohur si Covid-19.

Marash Kumbulla është testuar pozitiv në COVID-19.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, është futbollisti i radhës i Romës që është prekur nga COVID-19.

Është futbollisti që në llogaritë e tij në rrjetet sociale ka konfirmuar një gjë të tillë.

Kumbulla ka thënë se nga testimi i fundit ka dalë pozitiv në COVID-19, por gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka asnjë simptomë.

20 vjeçari do t’i mungojë Shqipërisë në tri ndeshjet e nëntorit, dhe njëra prej tyre është miqësorja ndaj Kosovës që zhvillohet ditën e mërkurë.

Komento: