Lojtarin që e deshi Gattuso, po e shet Milani

08:52 | 11 Janar 2019

E ardhmja e mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglu është ende e paqartë.

Turku ka qenë në radar të Leipzig për shumë kohë dhe duket se pala gjermane do ta rikthej Hakanin në Bundesliga.

Sipas burimeve të Calciomercato, Leipzig tashmë ka arritur një marrëveshje me Milanin në shumë prej 20 milionë euro, duke përfshirë bonuse.

Përveç kësaj, duket se vetë Calhanoglu po bëhet gjithnjë e më i bindur se Bundesliga është hapi i duhur për karrierën e tij.

Së pari, megjithatë, numri 10 synon të flasë me trajnerin Rino Gattuson.

Menaxheri i Milanit me siguri e shtyu Hakanin që deri diku të kthehet në formë pas një sezoni më parë të dështuar.

Gattuso thuhet se ka mbrojtur idenë se Calhanoglu duhet të qëndrojë në San Siro. /ORAinfo/

Komento: