Lojtarin që e kërkoi Milani transferohet aty ku nuk pritej

22:40 | 02 Shtator 2019

Falcao nënshkruan me Galatasaray.

Radamel Falcao është bërë me skuadër të re.

Ylli kolumbian i futbollit, Radamel Falcao, ka gjetur skuadër të re, vetëm pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Faqja zyrtare e skuadrës së Galatasaray ka njoftuar për marrëveshjen e arritur me ‘El Tigre’, transmeton lajmi net.

Falcao ka vënë nënshkrimin e tij në një kontratë që e mban atë në Turqi për tri vite.

Falcao vitin e kaluar ishte kërkuar edhe nga gjiganti italian, Milan.

Komento: