Lojtarin që e vëzhgonte Milani po transferohet atje ku nuk e ka pritur askush!

13:39 | 29 August 2020

Sporting Braga, i vë syrin talentit që po vëzhgonte Milani.

Milani në muajt e kaluar ka hapur rrugen për Gianluca Scamacca-n, mesfushor i ri i Ascoli-t, por në pronësi të Sassuolo-s.

Kuqezinjtë kishin pare lojtarin e vitit ‘99 një zëvendës ideal per Ibrahimovic, një futbollist me prespektivë por që tani shumë i rritur për të bërë hapin e kualitetit.

Informacionet e fundit të shpallura nga eksperti i merkatos së futbollit, Gianluca Di Marzio, duket se e largojnë përfundimisht Scamacca-n nga Milani.

Në fakt sulmuesi duket gati të fluturojë në Portugali: është në zhvillim e sipër një marrëveshje konkrete mes Sassuolo-s dhe Sporting Braga, klub që po synon fort mbi Scamacca-n.

Një marrëveshje prej rreth 25 milionë eurove që duket se bind edhe futbollistin edhe klubin e tij aktual.

Scamacca, pas eksperiencës në Hollandë tek PSV Eindhoven, është gati të lërë përsëri Italinë dhe të përballet me një aventurë tërheqëse të huaj.

Komento: