Arsenali dhe Shakhtari afër marrëveshjes për Mudryk
Arsenali raportohet se është një marrëveshjeje me Shakhtar Donetsk për transferimin e Mykhaylo Mudryk
Klubi londinez thuhet se është ende në negociata me homologët e tyre ukrainas, por të dyja palët duket se janë shumë afër marrëveshjes në lidhje me koston e përgjithshme të transferimit.
Sipas “Foot Mercato”, çmimi total për transferimin e Mudryk në “Emirates Stadium” mund të arrijë në 100 milionë euro. Disa bonuse janë ende duke u diskutuar dhe bisedimet do të vazhdojnë edhe në këtë javë.
Reprezentuesi i Ukrainës ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime në 12 paraqitje në elitën e futbollit ukrainas.
21-vjeçari shkëlqeu gjithashtu gjatë fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola dhe shtuar dy asistime.
Te Arsenali besohet se janë të sigurt për nënshkrimin me Mudryk, i cili gjithashtu ka pranuar kushtet e ofruara nga “Topçinjtë” dhe dëshiron t’i bashkohet ekipit të Mikel Artetas.
Ndryshe, Mykhaylo Mudryk me Shakhtar Donetskun ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2026.