
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi shkon në QKUK.
Leonora Jakupi ka shkuar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast ka takuar drejtorin e përgjithshëm Basri Sejdiu.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi me drejtorin, të cilin e bën meritor për ndryshimet thelbësore në shëndetësi dhe kujdesin ndaj pacientëve, shkruan rtv21.
Në Qendër, Leonora ka mbetur e befasuar për të mirë me pastërtinë, shërbime dhe rendin atje. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja takohet me drejtorë apo udhëheqës të institucioneve të vendit.
Ajo është fotografuar duke shtrënguar duart me kryeministrin në largim Ramush Haradinaj, në zyrën e tij.
Leonora ka publikuar dy projekte muzikore për festat e fundvitit. Këngën “Simpatia e shkollës”, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe “Potpuri” me Ylli Demajn.

