Loredana e dëshpëruar me Mozzikun? “Mos bëni të dashur”

12:55 | 16 Shtator 2021

Kaq shumë e ka dëshpëruar Mozziku? Loredana habit me deklaratën “Mos bëni të dashur”.

Loredana Zefi është deklaruar single javë më parë kur konfirmoi ndarjen nga Mozzik.

Ndarja erdhi pas një ribashkimi dhe gjersa mendohej se gjërat po shkonin për mrekulli dyshja i dha fund dhe ishte vet reperja që e bëri publike një gjë të tillë duke mos marr asnjë konfirmim ose përgjigje nga Mozziku, i cili në tërë këtë situatë qëndroi në heshtje.

Tani javë pas kur reperja nuk mori asnjë urim për ditëlindje nga babai i vajzës së saj duket se dëshpërimi është i madh.

Përmes rrjeteve sociale ajo ka habitur me një deklaratë që e dha përmes një imazhi me personazhin nga

“The Simpsons” ku ka shkruar: “Bëni para dhe jo të dashur”.

Me të parat Lori duket se qëndron mirë pasi edhe ditë më parë publikoi pamje ku luante me denga parash ndërsa për dashurinë…, jo gjërat nuk po ecin aq mirë.

Nuk dihet nëse do të ketë edhe një ribashkim dhe shanc pasi edhe nnë ndarjen e pare dyshja ishin shprehur kategorikisht kundër bashkimit, gjë e cila ndodhi më vonë.

Komento: