Loredana e Mozzik bashkë? – Kjo video zbulon gjithçka

18:58 | 21 Nëntor 2020

Loredana jep detaje rreth dokumentarit për jetën e saj, pjesë e tij edhe Mozzik.

U bë e ditur javë më parë se Loredana po shkëputej për pak çaste nga muzika për një prurje të re që anon nga ana filmike, një dokumentar personal nga Loredana, i punuar në bashkëpunim me Spotify, shkruan lajmi.

Reperja që po korr sukses ndërkombëtar gjithnjë e më të madh po sjell një dokumentar mbi jetën e saj dhe fansat e saj mezi po prisnin, por si duket pritjes i erdhi fundi pasi ajo publikoi datën në rrjete sociale pak minuta më parë.

U mësua se ky dokumentar do jetë jo vetëm mbi karrierën por edhe për jetën personale dhe pritet të publikohet shumë shpejt, më saktësisht me datën 25 nëntor të këtij viti.

E pjesë e këtij dokumetari do të jetë edhe Mozzik.

“Shpjegimi i 2 viteve të fundit në një intervistë thjesht nuk është e mundur, por përshkrimi i tyre me fotografi është. Këtu janë disa sekuenca për dokumentarin tim me katër pjesë që kam xhiruar me Spotify për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por sapo ka filluar.”, tha reperja më gjerësisht për videon e publikuar.

Komento: