Loredana konfirmoi ndarjen nga Mozziku: Jam një nënë beqare

13:40 | 11 Tetor 2019

Loredana konfirmoi ndarjen nga Mozziku.

Rep-artistja e njohur kosovare, Loredana Zefi sot konfirmoi ndarjen nga reperi i njohur, Mozzik.

Ajo përmes një postimi të gjatë në instagram u shpreh që ata të dy do të kenë një pushim si në jetën private ashtu dhe në biznes, shkruan rtv21.

Loredana po ashtu bëri të ditur se në turneun BONNIE & CLYDE do të performojë e vetme.

“Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana”, shkroi ndër të tjera këngëtarja krahas postimit të gjatë në gjuhën gjermane.

Ndryshe, më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, Hanës

Komento: