Loredana mbulohet nga luksi, mijëra euro blen vetëm një xhaketë

14:32 | 09 Qershor 2019

Ajo është femra më e komentuar e momentit.

Loredana Zefi njihet për publikun shqiptar si krijuese e disa këngëve, poashtu njihet si gruaja e reperit Mozzik, me të cilin tashmë e kanë edhe një vajzë.

E teksa së fundmi Loredana e lansoi këngën më të re me titull ‘Labyrinth’, ajo para pak kohësh ishte cak i akuzave për një mashtrim financiar ndaj një çifti zviceran.

Ky lajm bëri bujë të madhe mediatike, teksa ende fjala e fundit i mbetet drejtësisë.

Por është e dukshme se Loredana qëndron shumë mirë financiarisht. Duke qenë se në paraqitjet e saj vërehet një luks i madh.

Në njërën nga paraqitjet publike, ka rënë në sy një xhaketë që ajo ka zgjedhur ta veshë.

Xhaketa e markës së njohur Louis Vuitton, e tipit Monigram Printed Leather Biker Jacket kushton hiq më pak se 4584 euro.

Komento: