Loredana shfaqet nga karantina, befason me grimin dhe rregullimin e flokëve

11:02 | 20 Prill 2020

Loredana Zefi është reperja e njohur kosovare, e cila po bën ‘bujë’ me këngët e saj.

Ajo u bë shumë e pëlqyer dhe e komentuar sidomos pas lidhjes me këngëtarin e mirënjohur, Mozzik, shkruan ORAinfo.

Pas ndarjes nga këngëtari, Loredana është shumë aktive si me projekte të reja ashtu edhe me postime në rrjete sociale.

Mirëpo kohëve të fundit edhe Loredana po e respekton vendimin e shtetit ku jeton për të qëndruar në karantinë.

Sot ajo ka publikuar një foto nga karantina.

E regulluar bukur, qëndrimi në shtëpi i ka bërë mirë Loredanës, e cila po duket në super formë. /ORAinfo/

Komento: