Loriana Kuka, e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dabi.
Kuka triumfoi ndaj xhudistes franceze Audrey Tcheumeo, duke e mposhtur me Ippon.
Ajo këtë luftë për të bronztën ndaj Tcheumeos, ishte në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, njofton Klankosova.
Në Grand Slam të premten medaljen e argjendtë e fitoi Nora Gjakova, në kategorinë deri në 57 kilogramë.