Loriana Kuka kalon në randin e trete të Grand Slamit të Hungarisë

14:09 | 25 October 2020

Loriana Kuka në rundin e tretë të Grand Slamit të Hungarisë.

Loriana Kuka ka kaluar në rundin e tretë të Grand Slamit të Hungarisë, pasi e mundi lehtësisht kundërshtaren nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon.

Kuka ishte mbresëlënëse në paraqitjen e saj të parë në kategorinë deri 78 kilogramë në këtë turne duke e hedhur një herë në dysheme mongolen.

Otgon i mori tre kartonë të verdhe për pasivitet dhe e humbi luftën me kosovaren.

Garuesja mongole e siguroi rundin e dytë pas fitores ndaj garueses sllovene Patricija Brohil në rundin e parë.

Kuka, ndërkohë, e kaloi pa luftë rundin e parë.

Në rundin e tretë, Kuka përballë do ta ketë rusen Aleksandra Babintseva.

Komento: