Loriana Kuka ndalet në çerekfinale të Grand Slam.
Xhudistja kosovare Loriana Kuka është ndalur në çerekfinale të Grand Slam që po zhvillohet në Abu Dhabi.
Ajo u mposht nga nënkampionia e botës, xhudistja kineze Ma Zhenzhao në kategorinë 78 kilogramë, me vazari, përcjellë KP.
Tashmë, Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë ku do të përballet me xhudisten italiane Giorgi Stangherlin.