Spektakël: ‘Lotët e Shën Lorencit’ do të shfaqen në qiell.
Çdo vit dy ngjarje të mëdha, shi meteorësh në gusht dhe në dhjetor ndodhin- shiu meteor Perseid në gusht ndërsa në dhjetor shiu meteor Geminids.
Të dy shirat meteorë sjellin një shfaqje spektakolare qiellore, duke prodhuar qindra meteorë në netët e errëta.
Këtë javë, shiu meteor Perseid tashmë po hyn në një aktivitet gradualisht në rritje me 20-30 meteorë të parë në orë nga shumë njerëz në të gjithë hemisferën veriore.
Dhe aktiviteti tani pritet të rritet ndjeshëm, me një numër në rritje meteorësh secilën nga netët në vijim, ndërsa kulmi do të jetë nesër (e enjten) 12 gusht 2021.
Ndërsa ajo që bie në sy është se Hëna nuk del kur ku shi meteorësh shfaqet në qiell.
Shumë vëzhgues në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Azi do të jenë në gjendje të shohin shfaqjen, falë shanseve shumë të mira të qiellit i cili do të jëtë i pastër të enjten në mbrëmje.
Meteorët e Perseid janë bërë nga grimca të vogla pluhuri, thërrime të kometës 109P/Sëift-Tuttle.
Ata digjen ndërsa godasin atmosferën tonë me rreth 59 km/s.
Meteorët Perseid njihen si një nga shirat meteorë më të rregullt duke arritur kulmin në mes të gushtit.
Dikur këta meteor njiheshin si ‘Lotët e Shën Lorencit’, për dekada të ttëra.
I martirizuar më 10 gusht të vitit 258 pas Krishtit, në moshën 33-vjeçare, gjatë persekutimit të Pernadorit Valerian, i cili, sipas traditës, e dogji në një skarë të vendosur mbi një zjarr të madh, Shën Lorenci vinte nga Spanja e saktësisht nga Osca në Aragonë.
I ri, shkoi në Saragozë për studime teologjike.
Aty njohu Papën e ardhshëm, Siksti II e, ndërmjet tyre, u krijua miqësi e madhe.
Të dy e lanë Spanjën për t’u zhvendosur në Romë.
Kur, më 30 gusht të vitit 257, Siksti u zgjodh Ipeshkëv i Romës, i besoi Lorencit të ri detyrën e kryediakonit, pra, të mbikqyrësit të pasurive të Kishës dhe përgjegjësit të veprimtarive bamirëse në dioqezë.
Lorenci ua shpërndau të varfërve gjithë ç’kishte Kisha.
Ai u kap më 6 gusht 258 nga ushtarët e perandorit Valerian në katakombet e Shën Kalistit, së bashku me Papën Siksti II dhe me diakonë të tjerë.