Lozano arrin në Itali, po firmosë me skuadrën e madhe

20:15 | 20 Gusht 2019

U kërkua nga shumë skuadra, por Hirving Lozano ka zgjedhur Seria A.

Hirving Lozano është gati të bëhet një lojtar i ri i Napolit.

Meksikani zbarkoi në një aeroport privat në Romë rreth orës 18:30 dhe tani do të shkojë për vizitat mjekësore.

Testet mjekësore do të zhvillohen në Villa Stuart këtë mbrëmje, përpara nënshkrimit të një kontrate pesë-vjeçare (me vlerë 4,5 milionë € në vit).

Transferimi nga PSV raportohet se do të kushtojë 42 milionë euro.

Komento: