LPB i bashkohet Besnik Osmanit – Bashkë për zhvillim dhe barazi në Fushë-Kosovë!

14:26 | 09 Tetor 2025
LPB i bashkohet Besnik Osmanit – Bashkë për zhvillim dhe barazi në Fushë-Kosovë!

Lëvizja për Bashkëveprim (LPB), me kryetarin Jeton Emini dhe kandidatin Majlind Sadriu, i është bashkuar programit qeverisës të kandidatit për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani.

Në një takim të përzemërt me strukturat e LPB-së, u dakordua një agjendë e përbashkët me fokus në përmirësimin e kushteve për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Ky bashkëpunim forcon vizionin për një Fushë-Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë.

Fushë-Kosova PËRTEJ – 12 tetori na bashkon!

Komento: