
Kosova U21 të martën do të luaj kundër Shqipërisë U21 në kuadër të kualifikuesve ‘Euro 2020’ për këtë moshë.
Bën paraqitje të mirë me Kosovën A.
Arbenit Xhemajli ka shkëlqyer në debutimin e tij me Kosovën A.
Qendërmbrojtësi i talentuar bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj Gjibraltarit.
Por pas ndeshjes me Gjibraltarin, Xhemajli është larguar nga grumbullimi i Kosovës A.

Ai është rikthyer tek Përfaqësuesja e Kosovës U21, ku do të përgatitet për ndeshjen e së martës ndaj Shqipërisë.
Kujtojmë që menjëherë pas ndeshjes ndaj Gjibraltarit, tek U21 ka shkuar edhe sulmuesi këmbëshpejtë Lirim Kastrati.
