Luajti ndaj Tottenhamit, futbollisti i njohur rezulton pozitiv me Covid-19

23:20 | 14 June 2020

Edhe një tjetër futbollist ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Një futbollist i Norëichit, dhe një person tjetër nga një klub i Premier Ligës, kanë rezultuar pozitivë në testimet e fundit për COVID-19.

Futbollisti ishte njëri nga dy rastet pozitive nga 1200 testimet. Sky Sports Neës raporton se ky futbollist ka luajtur në miqësoren ndaj Tottenhamit, të zhvilluar prapa dyerve të mbyllura të premten.

Ai duhet të vetizolohet për shtatë ditë, që e lë jashtë fushës për ndeshjen e Premier Ligës kundër Southamptonit, që zhvillohet të premten.

“Norëich City mund të konfirmojë se njëri nga lojtarët ka rezultuar pozitiv pas testimeve të fundit për COVID-19. Në linjë me protokollin e Premier Ligës, lojtari tani do të vetizolohet për shtatë ditë para se të testohet sërish në ditët e ardhshme. Ai duhet të rezultojë negativ para se të kthehet në stërvitje”, thuhet në njoftimin e klubit, që ka kërkuar që privatësia e futbollistit të respektohet.

Norëichi e mposhti Tottenhamin me rezultat prej 2 me 1, porse lojtarët që kanë mundur të kenë kontakt me futbollistin nuk do të vetizolohen, pasi nuk kanë qenë në kontakt të gjatë me ta, sipas këshillave të Qeverisë.

Kontakti i afërt, sipas Qeverisë, konsiderohet kur jeni në afërsi prej dy metrave ndaj dikujt që është pozitiv dhe që qëndroni për më shumë se 15 minuta apo më tepër.

Tottenhami ka konsideruar se asnjëri prej lojtarëve të saj nuk ka pasur “kontakt të afërt” me futbollistin e Norëichit, me ç’rast nuk do të vetizolohet asnjëri prej stafit të saj.

Komento: