Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

14:07 | 11 Dhjetor 2025

Edon Zhegrova startoi për herë të parë në një ndeshje me Juventusin.

Ylli kosovar e nisi nga minuta e parë ndeshjen ndaj Pafos në Ligën e Kampionëve, shkruan Express.

Juventusi fitoi 2:0 ndaj Pafos, ndërkohë Edon Zhegrova luajti pjesën e parë, për t’u zëvendësuar në të dytën.

Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i tij.

“Fitore e madhe sonte. I falënderoj nga zemra krejt tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Kjo energji na dërgon gjithnjë e më larg. Deri në fund, Forza Juventus”, shkroi Zhegrova.

Komento: