Lazio nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 me Club Brugge në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Vedat Muriqi në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 56-të në vend të Fares.
Sulmuesi kosovar për aq minuta sa ishte në fushë u vlerësua me notën 6.1.
Ndryshe, Muriqi akoma nuk ka zhvilluar një ndeshje zyrtare te Lazio si startues, por një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.