Luajti rreth 40 minuta, kjo është nota e Vedat Muriqit kundër Club Brugge

23:37 | 28 Tetor 2020

Lazio nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 me Club Brugge në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Vedat Muriqi në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 56-të në vend të Fares.

Sulmuesi kosovar për aq minuta sa ishte në fushë u vlerësua me notën 6.1.

Ndryshe, Muriqi akoma nuk ka zhvilluar një ndeshje zyrtare te Lazio si startues, por një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.

Komento: