Luan Haradinaj diplomon në kursin e Inteligjencës Ushtarake amerikane

20:40 | 28 Shtator 2022

Pjesëtari i FSK-së, Luan Haradinaj, i biri i Shkëlzen Haradinaj ka diplomuar sot në MIBOLC, një kurs bazik për oficer në Inteligjencën Ushtarake të SHBA-së.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se me këtë arritje, ai ka bërë krenar të gjithë.

“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA. Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin. Nderime Atdheut, Luan”, ka thënë ai.

Komento: