Luana Vjollca çmend rrjetin nga prapaskenat e këngës së re

20:26 | 19 Gusht 2026

Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së saj më të re, Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga prapaskenat e projektit.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Luana shfaqet me një look elegant dhe plot ngjyra, e veshur me një fustan të gjelbër, teksa pozon në një ambient buzë detit, shkruan Indeksonline.

Atmosfera verore dhe skenografia tërheqin menjëherë vëmendjen, duke sjellë një tjetër pamje nga realizimi i projektit të saj të fundit.

Krahas fotos, Luana ka shkruar: “Edhe sa vera me t’prit?” 💚🌊☀️

Postimi ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, ndërsa këngëtarja vijon të ndajë momente nga puna dhe prapaskenat e projektit të ri.

Komento: